TRANSKRIPTI – Luftimi i homofobisë për ta bërë Kosovën më të “Lirë dhe të Barabartë” [FOLËSI] Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut premton një botë të lirë dhe të barabartë, ku të gjithë njrëzve u garantohen mbrojtje të njejta. Por personat lesbike, gay, biseksual, transgjinor (LGBT), i janë nënshtruar dhunës dhe diskriminimit në të gjitha rajonet – thjeshtë për shkak se janë të tillë. Kombet a Bashkuara janë organizatë që mbron të drejtat e të gjithë njerëzve. Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-moon tha me sa vijon: [SEKRETARI I PËRGJITHSHËM, BAN KI-MOON] Më lejoni ta them këtë qartë. Personat lesbike, gay, biseksual, transgjinor gëzojnë të njejtat të drejta sikurse të gjithë njerëzit e tjerë. [FOLËSI] Këtu në Kosovë, situata vazhdon të jetë e vështirë. Por, grupet vendëse të shoqërisë civile janë duke punuar në terren për t’i ndryshuar përceptimet dhe për t’i avancuar të drejtat e LGBT-ve. Lola Krasniqi është drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Emancipim Shoqëror, ose QESh, një organizatë e themeluar në vitin 2005, për të krijuar një hapësirë të sigurtë për komuitetin LGBT në Kosovë. [LOLA KRASNIQI, QESh] Komuniteti LGBT ekziston dhe do të thotë ka njerëz të tillë në Kosovë. Mund të them që hera e parë kur të gjitha grupet, serbët, romët, ashkalinjët janë mbledhë së bashku dhe nuk kanë pasë problem me ndejtë në të njëjtën dhomë, ka qenë në komunitetin LGBT. 17 Maji pra është dita kur shënohet dita nderkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë. Ështe me rëndësi se në këtë ditë komuniteti LGBT ka munësi t’i shprehë ato probleme me të cilat ballafaqohen po ashtu se çka presim nga institucionet e Kosovës për me përmirësu në favor të komunitetit LGBT. Shumica thonë që nuk ka pasur homoseksualë para luftës, që kanë ardhë me këta të huajtë, gjë që është shumë absurde. Homoseksualiteti ka ekzistuar prej që ka ekzistaur njerëzimi, në të gjitha shtetet dhe në të gjitha kulturat, kështu që nuk është diçka që ështe importuar prej së jashtmi. Të jesh lezbike me një familje Kosovare është shumë hërë e vështirë, shumë e vështirë. Shumë herë ka ndodhur që shoqëria ime apo motrat e mia, vëllau im, kanë mundur ta shprehin atë dashurinë ndaj partnerit të vet apo dikujt që e simpatizojnë, kurse unë nuk kam mundur ta shpreh atë. Shumë herë më ka ndodhur që a kam mbajtë të fshehtë. Porosia ime është që unë nuk pres që të gjithë ta duan atë që unë jam ose të më pranojnë mua, por pres me mi respektu të drejtat e mia, me i respektu ligjet e Kosovës, a, të drejtat e njeriut që janë për të gjithë jo vetëm për disa por për të gjithë. [FOLËSI] Për ta mbrojtur komunitetin LGBT në mbarë botën, Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejta të Njeriut, ka filluar nje fushatë globale të paparë, të quajtur “Të lirë dhe të barabartë.” Qëllimi I saj është që ta ngrisë vetëdijen për homofobinë dhe ta luftojë atë përmes arsimimit. Joël Mermet udhëheq me zyrën e Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut në Kosovë. [JOËL MERMET, ZYRA E OKB-SË PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË KOSOVË] E dimë se diskriminimi gjithmonë apo shpeshherë bazohet në frikë. Dhe në fakt frika buron nga mungesa totale e njohurisë. Në komunitetin tuaj, madje edhe në fshatin tuaj, me siguri keni dikë që është lesbike, gay, biseksual, transgjinor. Refuzoni ta shihni apo ta pranoni atë sepse i frigoheni. Nuk e njihni. Por pasi ta njihni atë person, do ta pranoni si pjesë e komunitetit tuaj. Ne nuk kërkojmë nga Kosova të pranojë diçka të imponuar. Personat LGBT kanë qenë në Kosovë edhe para ardhjes së OKB-së. Pra kjo nuk është asgjë e re. Kjo është vetëm diçka që duhet të pranohet më mirë. [FOLËSI] Siç ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, lufta kundër homofobisë është pjesë thelbësore e luftës më të gjerë për të drejtat e njeriut për gjithë. Lufta kundër homofobisë shkon përkrah punës së gjatë të OKB-së për eliminimin e racizmit dhe për promovimin e barazisë gjinore. Çrrënjosja e homofobisë është çështje e sigurisë personale, dinjitetit e madje edhe e mbijetesës për shumë individë. Ky është projekt afatgjatë, i cili duhet të zbatohet në mënyrë që Kosova të jetë më gjithëpërfshirëse si dhe vend më i sigurt për të gjithë qytetarët e saj.